Në Gjykatën Speciale në Hagë gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon tha se Prokuroria Speciale nuk ka asnjë provë për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe pretendimet e saj ndaj klientit të tij.

Ai e quajti absurd faktin që Prokuroria ka përdorur si prova intervistën e Kadri Veselit dhënë në vitin 2011, të cilën, sipas tij, e ka shtrembëruar.


“ZPS nuk ka asnjë provë për të mbështetur “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” që pretendojnë kundër klientit tim. Dhe në paragrafin katër të dosjes kanë një parashtrim befasues, ku thonë atë çka ka thënë klienti im në një intervistë më 9 shkurt 2011. Ka qenë provë që Shtabi i Përgjithshëm vepronte në mënyrë kolektive, i kujtohet gjykatës që ata cituan diçka që ka thënë klienti im në një intervistë diçka shumë- shumë vjet pas luftës. Një intervistë në medie nuk ka qenë nën betim, ai nuk ka thënë se nuk kanë pasur detyra të ndara, por bënim çfarë kishim mundësi, ishim të angazhuar në udhëheqje, logjistikë, zbulim, kundërzbulim se të tilla ishin rrethanat", ka thënë Dixon.

Tutje sipas Dixon: "ZPS vijon më tej, merr pjesë nga kjo intervistë, por ta kishin dëgjuar tërë intervistën do ta kishin kuptuar që Veseli po fliste për fazat e hershme të konfliktit se ai vijon dhe thotë se në maj të vitit 1998 pasi biseduam me Agim Çekun filluam të krijonim strukturat e UÇK-së dhe i bënim më profesionale...12’01’11 Është absurde, duhet të keni kujdes, kur iu jepni peshë intervistave në medie në vitin 2009 që kanë ndodhur pas luftës, që Veseli po njihej politikisht, u përgjigjej pyetjeve të përgjithshme që janë incizuar apo marrë nga gazetarët, nuk ka asnjë provë, kjo është një teori konspirative. ZPS është duke rënë gjithnjë e më shumë dhe po arrin fundin kur pikërisht përpiqen të tregojnë se këto janë prova se si Veseli ka kontribuar për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Dixon hodhi poshtë pretendimin e Prokurorisë se Shërbimi Informativ i Kosovës ishte funksional nga prilli i vitit 1999.

“Përmendet edhe një dokumentar që mbulon vizitën e Veselit në Hagë më 2019 për intervistën në Dhomat e Specializuara dhe nuk përmenden fare bashkëpunëtorët. Unë them, meqë është paraqitje publike që tregon që erdhi në Hagë, por ta thuash këtë se kjo është provë që Veseli ka drejtuar aparatin e tërë për identifikimin e bashkëpunëtorëve gjatë luftës, kjo është absurde. ZPS është përpjekur për të na thënë se SHIK ka qenë funksional qysh prej prillit 1999 dhe Veseli ka qenë kreu i SHIK-ut. Po ashtu thonë se për shkak të UNMIK-ut qeveria e përkohshme nuk lejohej të bënte asgjë. Të gjitha këto që thonë i kanë bazuar në intervistat e Veselit që nuk tregojnë se çfarë ka ndodhur konkretisht në prill, maj, qershor, korrik e gusht 1999. Asnjë provë nuk ka sjellë ZPS-ja që vërteton që SHIK-u ka qenë funksional gjatë asaj kohe”, tha ai. /KP/