Firence, Romë, 26 gusht 2017 – Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, e Shenjta Nënë Terezë sot ka datën e lindjes. E lindur 107 vjet më parë, Nënë Tereza vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën. Dhe kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga shugurimi i Katedrales në Prishtinë që mban emrin e saj, Nënë Tereza kujtohet si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar.
Të tillë e kujton edhe një nga të përndjekurit e sistemit komunist që 18 vite të jetës së tij i kaloi në burg, Kardinali shqiptar 89 vjeçari Ernest Simoni. Ky i fundit tashmë është deleguar nga Papa Francesku për të udhëhequr meshën e shugurimit të Katedrales Nëna Tereza që do të bëhet më 5 shtator. Derisa flet për veprën e saj, Kardinali kujton takimin e parë me të Shenjtën Nënën Terezë.
Në vitet e 90-ta ajo kishte shkuar te shtëpia e tij për t’ia dërguar një letër të Papa Gjon Palit të dytë i cili interesohej për shëndetin e ipeshkvit atëkohë, pasi që ai kishte arritur të ju mbijetonte torturave të shumta të ushtruara ndaj tij nga regjimi komunist i cili e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.
“Ishte viti 1991, i shenjti Papë, Gjon Pali i dytë kishte çu Nënë Terezën me një letër për me e ditë për jetën dhe shnetën e një Ipeshkvi të mbijetum, që ishte në shpinë tonë, bisedat ishin të kjarta, e fuqishme, e Nënë Tereza erdh, se i shenjti Papë kujtojke se a është gjallë a si e ka shnetën”, kujton Kardinali.
Ai tregon se është ndier tejet i gëzuar edhe kur ka marrë lajmin se Papa Frençesku e ka deleguar për të udhëhequr meshën e shugurimit të katedrales Nënë Tereza.
“Kur mora vesh se i shenjti thotë se a mund të shkosh për me kry këtë detyrë si kardinal i parë shqiptar natyrisht për mua ishte një lajm shumë i gëzueshëm me çu fjalën e të madhes kishë e të madhit Zot, se vet fjalë kishë do të thotë vëllazërim bashkim dashni e gjithanshme për me dhanë bekimin në emër të madhit zot, të kishës ndër më të bukurat në Ballkan që është bërë sot”, thotë Kardinali Simoni.
Kujtimet nga takimi me Nënë Terezën i ndan edhe përgjegjësi i redaksisë në gjuhën shqipe në Radio Vatikan, Don David Xhuxha i cili kishte arritur që të realizonte intervistë me Nënë Terezën, gjatë kohës që ajo po e priste Papa Gjon Palin e dytë gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Derisa Papa Gjon Pali i dytë po e përshëndeste popullin në Tiranë unë u shkëputa për një çast nga misioni që më ishte besuar dhe u ula në gjunjë para Shën Nënë Terezës të cilës i kërkova përshtypjet e saj dhe ai përqafim dhe bekim i saj që u drejtonte popullit shqiptar në përgjithësi për mua janë fjalë të paharrueshme që i ruaj me dashamirësi por edhe si diçka të shtrenjtë dhe të shenjtë”, thotë Don Don Davidi.
Me shumë modesti Nënë Tereza kishe lexuar edhe një mesazh paqeje nga Radio Vatikani, zëri origjinal i së cilës ruhet në arkivat e këtij mediumi.
Për të portretizuar humanizmin e madh të Nënës Terezë nuk munguan as iniciativat për ta dokumentuar veprën e saj edhe përmes dokumentarëve. Një nismë të tillë e kishte marrë edhe regjisori kosovar nga Peja, Gjon Kolndrekaj i cili tash e 45 vite jeton në Romë dhe në atë kohë punonte për Televizionin Rai.
“Dëshira ime ka qenë gjithmonë që ta bëj një film dokumentar me nënën Terezë, ku ajo vet më tregonte prej kahit e ka prejardhjen, ku ka lindur prej kahit ishin prindërit. Por atë kohë ajo kishte frikë se që të jepshin filma dokumentar se ishte duke ndërtuar shtëpitë e para të saja në Jugosllavi. Dhe më kujtohet se shtëpinë e parë që e ka ndërtuar në Jugosllavi në Kosovë ka qenë shtëpia e Pejës ku don Gjon Gjergji ia ka dhënë këtë shtëpi ku motrat e Nënës Terezë janë vendosur aty”, kujton Kolndrekaj.
Por më pas jo gjithçka shkoi sipas planit të Kolnderkaj, pasi që për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë u bën përpjekje që të ndryshohej origjina e prejardhjes së Nënës Terezë.
“Dy elemente që për ta ishin të rëndësishme që familja e Nënës Terezë të vishet në kostume serbe dhe e dyta që Nëna Terezë në vend që të shkon në Letnicë, shkon në Kishën e Shën Naumit në Ohrid, kur e pashë filmin këto dy skena nuk ishin logjike dhe thashë që ky film nuk guxon të tregohet”, thotë Kolndrekaj.
Për këtë ai thotë ta ketë njoftuar personalisht Nënën Terezën dhe se pas ndryshimeve, dokumentari mbeti në arkivat e televizionit Rai, i pa transmetuar kurrë.
“Këto ia tregova Nënës Terezë dhe i thashë Nanë ju keni pas besimin në mua nuk kam mundur ta realizoj ashtu si e kam menduar ajo pyti çka u bë, thashë filmi ka dalë por janë këto dy detaje që nuk janë lindur nga ana ime dhe sipas mendimit tim këto duhet të largohen tha mos ke dert do të rregullohet kjo gjë, dhe prej asaj kohe ai film është mbyllur në arikvën e Rait nuk ka dalë asnjëherë”, tregon Kolëndrekaj.
Por origjina e Nënës Terezë tashmë nuk lë asnjë hapësirë për dyshime. E shenjta Nënë Tereza apo siç njihet me emrin Gonxhe Bojaxhiu ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më 26 gusht 1910. Më 26 shtator 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Irlandës prej nga më pas nisi misionin e saj prej humaniste dhe në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo ka një statujë në Romë afër shtëpisë ku iu ka shërbyer nevojtareve gjatë udhëtimeve të saj në Romë. /Telgrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A