“Ditë e natë në rrugë do të qëndroj”: Qytetarët përgatiten për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

“Ditë e natë, nëse ka nevojë, në rrugë do të qëndroj”, thotë Maliq Mehmeti – një qytetar i mllefosur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ngritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.
Mehmeti dhe qytetarë të tjerë pritet të kundërshtojnë këtë vendim përmes protestës, në fillim të muajit të ardhshëm.
Protesta po organizohet nga grupi “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! AsnjeCentMeShumë”.
A do të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike?
Po
Jo
Qytetari Maliq Mehmeti e konsideron rritjen si të papërballueshme, duke e krahasuar me çmimet në vendet evropiane.
“Shumë shtrenjtë është [rryma], më shumë se në perëndim, më shumë se në Zvicër. Unë e kam djalin në Zvicër, gruaja më punon, i merr 400 euro pagë, 200 paguaj rrymë, gjysmë rroge e gruas shkon për rrymë. Sikur djali im në Zvicër të paguajë, e ka 5 mijë franga pagën, të paguajë 2 mijë e 500 franga në muaj. Është e njëjtë, ne nuk mund të përballojmë këto çmime. Duhet protestë masive, krejt të dalim, i vogël e i madh. Ditë e natë nëse ka nevojë në rrugë do të qëndroj”, thotë Mehmeti.
Edhe qytetari Fehmi Aliu shprehet se propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është diskriminues.
“Ky çmim është jo real, diskriminues për gjithë qytetarët, dhe çdo protestë e cila organizohet do t’i bashkangjitem. Këtu, përkundrazi duke pas parasysh standardin që kemi po shtrenjtohen, nëse nuk ndërhyn shteti këta nuk ka kush me i ndal”, thotë Aliu.
Themeluesi i grupit, Luan Hasanaj thotë se thirrjes tashmë i janë bashkuar mbi dy mijë qytetarë, të cilët sipas tij e konsiderojnë ditën e shtunë – 5 prill, për të protestuar lidhur me shtrenjtimin.
“Diskutimi brenda grupit është që protesta të mbahet ose me datën 4 apo 5 prill. Me sa po shihet, shumica dërmuese e anëtarëve të grupit janë që protesta të mbahet me datën 5 prill, që është e shtunë, meqenëse është edhe ditë pushimi. Aktiviteti ynë është i përditshëm duke kontaktuar qoftë me biznese, me organizata joqeveritare, qoftë me grupe tjera të organizuara të qytetarëve, sepse ky vendim prek secilin. Të gjithë duam të jetojmë normalisht, dhe nuk mund të jetosh normalisht nëse ti ballafaqohesh me këtë rritje enorme te çmimeve në çdo sektor. Andaj, sikur të mos mjaftonte kjo, tanimë propozohet edhe rritje prej 15 për qind e çmimit, i cili do të shoqërohet me rritje zingjir të çmimeve në çdo sektor tjetër. Ne jemi mobilizuar dhe po kërkojmë prej ZRrE-së, bordit të tyre, që të mos marrin këtë vendim. Kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh, me secilin që diskutojmë, jo vetëm me biznese, por edhe me qytetarët të gjithë janë të gatshëm të angazhohen për të kundërshtuar qoftë me protesta apo qoftë edhe me mënyra tjera”, thekson Hasanaj.
Ai thotë se po përgatiten të iniciojnë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, pasi sipas tij “edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë”.
“Ne jemi duke u përgatitur që të iniciojmë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, sepse nëse ata japin të drejtë vetes që të rendojnë jetën tonë, duke marrë vendime që ndikojnë direkt në xhepin e qytetarëve, atëherë edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë, sepse kjo është një diçka që pamundëson jetën normale. Ne nuk do të ndalemi, urojmë se pari të mos merret, dhe do i sugjeroja ZRrE-së që mos ta merr këtë vendim, jo të paktën në ketë kohë. Në të kundërtën kundërshtimi i qytetarëve do të jetë i vazhdueshëm. Ne nuk do te ndalemi vetëm me një protestë. Deri më tani kemi mbi 2 mijë qytetarë brenda rreth tre apo katër pesë dite, por numri po rritet çdo moment. Afër 1 mijë e kanë nënshkruar peticionin online. Andaj, pakënaqësia e qytetarëve është e madhe ndaj këtij vendimi”, thotë Hasanaj.
Edhe njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli e cilëson rritjen si një lajm të keq për qytetarët dhe bizneset.
Ai thotë se ky vendim do të ndikojë jo vetëm në tarifat e energjisë, por edhe në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, të cilat do të ndikojnë seriozisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Rritja energjisë elektrike për 15 për qind është një lajm jo shumë i mirë për qytetarët e vendit dhe bizneset, sepse edhe bizneset do të kenë një tarifë, paguajë rrymën para se të vijë koha e shfrytëzimit të energjisë dhe sigurisht institucionet janë shumë afër të bërit biznes me energji. Kështu kur kemi interes qeveritar në të bërit pazare energjetike, atëherë edhe qytetari do të pësojë dhe sigurisht do të pësojë edhe me këtë rritjen prej 15 për qind. Dhe do të pësojnë edhe në gjitha produktet esenciale qofshin ato dhe të rëndomtat”, thotë Qorrolli.
Ditë më parë, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në një intervistë për KosovaPress njoftoi gjithashtu se pritet një rritje prej rreth 15 për qind në tarifat e energjisë për konsumatorët fundorë.
Më 14 mars, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind – në muajin e ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler