LAJMI I FUNDIT:

Dita e nesërme konsiderohet me fat, Kina ndalon ceremonitë martesore nga frika e coronavirusit

Dita e nesërme konsiderohet me fat, Kina ndalon ceremonitë martesore nga frika e coronavirusit

Shkaku i përhapjes së coronavirusit, Kina ka marrë vendim që të ndalojë ceremonitë martesore, ndërsa funeralet të zhvillohen në numër simbolik njerëzish, për shkak të ndalimit të përhapjes së sëmundjes.

Për ditën e nesërme që konsiderohet me fat, për shkak të datës me shifrat 02 02 2020 e cila lexohet njëjtë si përpara ashtu edhe prapa, shumë çifte kanë planifikuar që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me ceremoni të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Ceremonitë janë të ndaluara rreptësisht në Hubei, pasi në qytetin Wuhan të kësaj province, është vatra kryesore e shpërthimit të këtij virusi.

Këto janë vetëm disa nga masat e shumta, në këtë regjion kur niveli i sëmundjeve po shkon duke u rritur, ndërsa po bëhen punime që të izolohen të prekurit dhe të shërohen, në mënyrë që të mos i infektojnë të tjerët.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vetëm një nga familjarët lejohet të del për të blerë gjëra, apo të kryejë ndonjë shërbim të domosdoshëm.

Rreth 60 milionë njerëz që jetojnë në Hubei, konsiderohet se janë në izolim të pjesshëm apo të plotë. Vendimi për ndalimin e ceremonive martesore, do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori