Sot në qendrën kulturore në Viti, u mbajt një panair ku prodhimet e veta i prezantuan shoqatat e grave ndërmarrëse nga dy komuna.
Panairi u organizua në prani të zyrtarëve komunal të Vitisë dhe Dragashit, përfaqësuesve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADA), përfituesve të projektit INTERDEV dhe mysafirëve të shumtë
Panairi u mbajt me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë së Grave ku 13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane ekspozuan produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.
“Në ngjarje u përcoll edhe një mesazh i hershëm me rastin e shënimit të fushatës globale 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Ndaj Grave që nis më 25 nëntor për të ngritur zërin kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Projekti i UNDP-së INTERDEV 2, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe komunat partnere mbështet banorët në Shtërpcë, Dragash dhe Viti për të zhvilluar aftësi të reja, për të gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor, dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për komunitetet lokale. Projekti në mënyrë aktive promovon fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave në rrezik për t’u lënë mënjanë, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale”, thuhet në njoftim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur