Dita Botërore e Fotografisë shënohet çdo vit, për të nderuar njerëzit, kudo në botë, që shprehin dhe i bartin ndjenjat e tyre përmes artit të fotografisë. Po ashtu, kjo ditë duhet të nxisë diskutime dhe entuziastët e fotografisë, si dhe të kujtohen pionierët e këtij arti për kontributin që kanë dhënë në historinë e njerëzimit, shkruan Telegrafi.


Foto 3 2 Fotografia e parë e bërë nga Niepce (1826)

Origjina e ditës bazohet te shpikja që quhet “Dagerotip” - një proces fotografik i zhvilluar nga francezët Louis Daguerre dhe Joseph Nicephore Niepce më 1837. Sipas raportimeve, më 9 janar 1839, Akademia Franceze e Shkencave bëri një njoftim në lidhje me dagerotipin. Ndërkaq, më 19 gusht, Qeveria franceze e bleu patentën dhe deklaroi se kjo do të jetë dhuratë “falas për botën”, pa asnjë të drejtë të autorit.

Foto 2 1 Fotografia e parë e bërë me dagerotip (1837)

Me dagerotip nuk u bë fotografia e parë. Më 1826, Niepce kishte bërë foton e parë, atë që quhet si “Pamje nga dritarja në Le Gras”, me procesin e quajtur heliografi.

Foto 3b Selfi i parë (1839)

Selfi i parë është bërë më 1839, nga amerikani Robert Cornelius. Ndërkaq, fotografia e parë kolor është bërë nga Thomas Sutton më 1861, me tri foto bardhezi përmes tre filtrave - kuq, gjelbër dhe kaltër.

Foto 3c Fotografia e parë me ngjyra (1861)

Fotografia e parë digjitale është bërë më 1957, gati 20 vjet para se kompania Kodak ta zbulojë kamerën e parë digjitale. /Telegrafi/

foto 4 Fotoja e parë digjitale, ku shihet djali i shkencëtarit Russel Kirsch (1957)

Foto 5 Aparati i parë digjital (1975)