Dita e dytë e Forumit të Prespës, takohen Kurti, Rama e Ahmeti

Sot, në ditën e dytë të Forumit të Prespës janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
Ky takim ka ardhur pak momente para se fillimit zyrtar të ditës së dytë të Forumit.
Ndryshe, në ditën e parë të Forumit, zëvendësndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë, Mathew Palmer, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Palmer ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’i mundësohet lëvizja e lirë.
“Kjo përfshin edhe avancimin në bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mundësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha mes tjerash Palmer.
Palmer po ashtu foli edhe për rolin e SHBA-ve në rajon, duke theksuar se vizioni i SHBA-ve në rajon ka qenë dhe do të mbesë e përqendruar në rajon me paqe ndërmjet fqinjëve, rajon të sigurt, me prosperitet dhe i integruar në kornizën euroatlantike. /Telegrafi/



















































