Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Slamin e Parisit. 

Lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë. 


Këtë duel Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë. 

Për raundin e ardhshëm tashmë dihet se Distria do ta ketë përballë xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.

Kujtojmë se me fitore e kanë nisur edhe dy xhudistët e tjerë, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova. 

Të njëjtin fat nuk e patën edhe Erza Muminoviq dhe Dardan Cena, të cilët u mposhtën qysh në luftën e parë./Telegrafi/ 

telegrafi sport app