LAJMI I FUNDIT:

Disa zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Disa zona të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës si dhe Kazerma “Adem Jashari” se, gjatë ditës së nesërme, 30 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave.


Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. /Telegrafi/