LAJMI I FUNDIT:

Disa truke të provuara për ta bërë ngjyrën tuaj të verës të zgjasë sa më shumë: Mbani nxirjen tuaj të bronztë deri në vjeshtë

Disa truke të provuara për ta bërë ngjyrën tuaj të verës të zgjasë sa më shumë: Mbani nxirjen tuaj të bronztë deri në vjeshtë

Më në fund keni marrë atë nxirjen e përsosur të bronztë që keni dëshiruar çdo verë, por tani keni një problem të ri: dëshironi ta mbani atë sa më gjatë të jetë e mundur

Ne ju sjellim disa këshilla se si të keni sukses në këtë.


Fakti është se nuk ka asgjë më të bukur se rrobat verore me ngjyra të ndezura në kombinim me një ten bronzi.

Nëse keni arritur të nxiheni këtë verë, këta janë hapat që duhet të ndërmerrni që ngjyra juaj të mos zhduket pas dy javësh.

Kremi kundër diellit është i detyrueshëm edhe kur jemi nxirë. Për të shmangur djegiet dhe qërimin e keq të lëkurës, është e rëndësishme të mbroni veten mirë përpara çdo ekspozimi në diell, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre, duke dëshiruar që të mbajnë nxirjen e tyre sa më gjatë, ekspozohen në diell, gjë që mund të rezultojë në lëkurë “të djegur”. Dhe më pas vjen procesi i qërimit të lëkurës, i cili heq qelizat e vdekura, kancerogjene nga lëkura dhe i zëvendëson ato me të reja.

Kur lëkura qërohet, edhe ngjyra zhduket, ndaj mbani gjithmonë një krem mbrojtës me një faktor 30 deri në 50, në varësi të tonit natyral të lëkurës suaj.

Hidratoni lëkurën tuaj rregullisht dhe pini shumë ujë

Për të parandaluar dehidratimin e lëkurës, i cili ndikon keq në ngjyrën e saj, është e rëndësishme që pas çdo dushi ta hidratoni mirë me një krem të përshtatshëm. Kjo do të parandalojë që ajo të thahet dhe të skuqet. Lëkura është e hidratuar edhe nga brenda – marrja e ujit është gjithashtu e dukshme në fytyrën dhe trupin tonë. Rekomandohet të pimë të paktën 2 litra ujë çdo ditë, veçanërisht në mot të nxehtë kur vazhdimisht humbasim shumë lëngje.

Bëni piling dy ose tre herë në javë

Edhe pse mund të mendoni se pilingu i lëkurës tuaj do ta largojë ngjyrën më shpejt, në fakt është krejtësisht e kundërta. Qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës tuaj mund të zvogëlojnë shkëlqimin e saj, kështu që është e rëndësishme që të bëni piling rregullisht. Melanina në qelizat e lëkurës (që është ajo që në fakt e bën lëkurën tuaj të nxihet) nuk ndikohet nga pilingu, sepse melanina është në epidermë, shtresa më e thellë e lëkurës. Mund të blini piling ose ta bëni vetë duke përzier sheqerin kaf me pak vaj.

Një truk me vajin e ullirit për ten perfekt të bronztë: Në këtë mënyrë ngjyra do të zgjasë për disa muaj
Lexo po ashtu Një truk me vajin e ullirit për ten perfekt të bronztë: Në këtë mënyrë ngjyra do të zgjasë për disa muaj

Dush me ujë të ftohët

Një dush i ftohtë zgjon dhe freskon, por gjithashtu ruan një çehre të nxirë. Uji i nxehtë shkatërron pengesën natyrale të lëkurës dhe largon vajrat që në fakt ndihmojnë që çehrja të qëndrojë më e errët. Dushi me ujë të ftohtë, veçanërisht larja, është përgjithësisht më i mirë për një pamje më të shëndetshme të lëkurës sonë. Në verë, nuk ka asnjë arsye për të mos e provuar këtë metodë.

Hani ushqime të pasura me beta-karoten

Bukuria e lëkurës vjen nga brenda – kështu që dieta juaj ndikon edhe sa do të zgjasë nxirja juaj. Beta-karoteni është një përbërje kimike organike, e sintetizuar që përmban një pigment të kuq-portokalli që gjendet në shumë fruta dhe perime. Ushqimet që e kanë janë: patatet e ëmbla, mangot, karotat dhe kungujt. Disa studime madje kanë treguar se ngrënia e sasive të mëdha të këtyre ushqimeve në fakt e bën lëkurën më të errët.

Truket shtesë

Edhe një ngjyrë bronzi e zbehur mund të “ringjallet” duke veshur veshje me ngjyra të çelura, kryesisht të bardha. Por nuk është e vetmja ngjyrë që do t’ju ndihmojë. Çdo ngjyrë pastel nga blu në rozë e zbehtë do të ndihmojë në nxjerrjen në pah të lëkurës tuaj pasi këto nuanca ndihmojnë në nxjerrjen në pah të toneve të ngrohta të lëkurës tuaj. Nëse keni flokë të errët dhe një nuancë lëkure ulliri, veshja e zezë do të theksojë tonet e arta të ngjyrës suaj.

Ju gjithashtu mund të “mashtroni” pak dhe të zgjasni kohëzgjatjen e ngjyrës së lëkurës suaj verore me ndihmën e një vetë-rrezitjeje. Ato janë të lehta për t’u përdorur: mund t’i aplikoni menjëherë pas dushit të mëngjesit. Ngjyra delikate e nxirjes së rreme do t’i japë lëkurës tuaj një shkëlqim shtesë. Aplikimi i këtyre preparateve çdo të dytën ditë është mënyra më ideale për të përmirësuar ngjyrën tuaj natyrale dhe për të shmangur shfaqjen me vija, në pjesë të lëkurës që nuk janë prekur nga dielli. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Pse gërhasin shtatzënat?

Pse gërhasin shtatzënat?

Shtatzëna
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike

Estetikë
Kalo në kategori