Policia izraelite thotë se një sulm i dyshuar të enjten lëndoi të paktën 10 persona, duke përfshirë të paktën një që është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në një stacion autobusi në kryqëzimin Karkur në rrugën 65 në Izraelin verior.


Të gjithë të lënduarit u evakuuan në një spital aty pranë, ka mësuar Fox News.

Një person është arrestuar në vendngjarje, sipas një deklarate të bërë nga policia izraelite.

Ndërkohë raporte të tjera sugjerojnë se një i dyshuar është vrarë.

Imazhet grafike tregojnë automjetin e përdorur në incident dhe anëtarë të forcave izraelite të sigurisë aty pranë në një zonë të rrethuar.

Në zonë ka një prezencë të fortë policie, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm. /Telegrafi/