Disa të dhëna për Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ri i Maqedonisë

Zv.kryeministri i ri për ekonomi, Koço Angjushev, ka qenë përfshirë në listën e vitit 2013 të ''Forbes'' për personat më të pasur të Maqedonisë, në tregtinë me energji elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai është profesor ordinar në Fakultetin e maqinerisë në Shkup, pronar o grupacionit ''Feroinvest'' dhe themelues i grupacionit ''Brako''.
Firma e re e tij është përfshirë konzorciumin që do të merret me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në rajonin e Kriva Pallankës. Pronarë i konzorciumit është një afarist ballkanik anonim, me xhirollogari në Belize, që njihet si parajsë tatimesh.
Në vitin 2016, Angjushev e ka themeluar Fondacionin Angjushev që jep bursa studimi për shkencëtarë të rinj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































