LAJMI I FUNDIT:

Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa rrymë

Disa pjesë të Shkupit sot do të mbeten pa rrymë

Saraji, Petroveci, Kisela Voda, Shuto Orizare dhe Karposhi sot do të mbeten pa rrymë informojnë nga ELEM dhe EVN, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 8 e 30 deri ora 15 pa rrymë do të mbeten vendbanimet e Shishevë, Semenisht në Komunën e Sarajit.


Nga ora 8 e 30 deri ora 16 shfrytëzuesit në rrugën numër 1 në fshatin Ognjanci në Komunën e Petrovecit, do të mbeten pa rrymë.

Nga ora 9 deri ora 12 e 30 shfrytëzuesit e rrymës në rrugën ”Eftim Spostranovo” në lagjen Kisella Voda do të kenë ndërprerje të rrymës.

Këto ndalesa do të bëhen për shkak se është duke u intervenuar në rrjetin për transferimin e energjisë./Telegrafi/