Nëse jo, ju ftojmë të lexoni më poshtë për tu njohur me disa mënyra, nëpërmjet të cilave mund të lani flokët, pa përdorur shampon.

Argjila- Bëhet fjalë për argjilën e bardhë, e cila ka aftësi të thajë flokët me yndyrë dhe t’i bëjë ata më të shndritshëm. Përbërësit për përgatitjen e larësit natyral janë: 4 lugë argjilë e bardhë, dy pika vaj esencial, për shembull limoni dhe gjysmë gote ujë të vakët. Mos harroni se duhet aplikuar sapo e krijoni këtë larës.


Bikarbonati- I njohur ndryshe edhe si soda e bukës. Mjafton ta përzieni me pak ujë dhe ta aplikoni në flokë. Kujdes, mos e aplikoni shumë shpesh, maksimumin 1-2 herë në javë.

Limoni dhe uthulla- Limonin dhe uthullën, në formë lëngshme mund ta përzieni me pak ujë dhe ta vendosni në flokë. Kanë aftësi të rigjenerojnë flokët dhe t’i forcojnë ato. /noa.al/Telegrafi/