LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° cloudy

Disa lokalitete të Shtimes vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike

Disa lokalitete të Shtimes vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike

Një pjesë e qytezës së Shtimes dhe disa lokalitete përreth po vazhdojnë të kenë telashe me energjinë elektrike. Përveç reduktimeve të shpeshta, atyre nuk po u funksionon një linjë e energjisë.

Veli Ademi, banor në rrugën “Komandant Kumanova” që gjendet përgjatë rrugës Shtime-Ferizaj, ka thënë se prej disa ditësh po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Sipas tij, një linjë e energjisë nuk po funksionon fare.

Ai ka shtuar se edhe lokalitetet përreth qytetit të Shtimes po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike.


“Mbi 65 familje dhe biznese përgjatë kësaj rruge po përballemi me mungesë të një linje të energjisë elektrike, përveç asaj që shpeshherë po ka reduktime. Po kemi shpenzime mbi 70 euro në ditë sepse po duhet të mbajnë të ndezur vazhdimisht gjeneratorët. Kemi kërkuar nga KEDS- i të kemi shërbime cilësore ashtu siç jemi taksapagues të rregullt, por deri tash nuk kanë marrë parasysh”, është ankuar Ademi.

Telegrafi, ditë më parë ka raportuar se banorë të fshatrave Belinc , Carraleve, Ranc dhe Pjetershticë të Komunës së Shtimes, prej disa muajve po ankohen për mungesë dhe reduktime të energjisë elektrike.

Banorët patën deklaruar se janë ankuar disa herë në zyret e KEDS-it por deri më tash nuk kanë marrë përgjigje lidhur me reduktimet e vazhdueshme.

KEDS- i prej disa ditësh nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit lidhur me ankesat e qytetarëve për energji elektrike në regjionin e komunave të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Kalo në kategori