KRU Hidromorava ka njoftuar konsumatorët se më 13 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugën “7 Shtatori” dhe në Kodër të Dëshmorëve.

Sipas komunikatës, ndërprerja e ujit është shkaktuar nga punime në rrjetin e ujësjellësit, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës.


“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Kodër të Dëshmorëve dhe rrugën ‘7 Shtatori’.

Për çdo ndryshim eventual apo informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet e KRU Hidromorava u bëjnë thirrje konsumatorëve të marrin masat e nevojshme për rezervimin e ujit gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/