LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla të thjeshta si të pastroni shtëpinë në këtë kohë pandemie

Disa këshilla të thjeshta si të pastroni shtëpinë në këtë kohë pandemie

Me siguri larja e duarve ju është kthyer në zakon tani, por një tjetër gjë shumë e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë, është pastrimi i shtëpisë

Ekspertja e pastrimit Sandra Redmond ka treguar për Daily Mail disa këshilla si ta bëjmë shtëpinë të shkëlqejë dhe t’i mbajmë bakteret larg saj, sidomos tani që kalojmë kohë më shumë se kurrë brenda.

Jo thjesht dezinfektim – pastroni pastaj dezinfektoni. Mund të tundoheni ta pastroni shtëpinë dhe gjithë sipërfaqet me dezinfektues dhe spërkatës, por është më higjienike ta pastroni shtëpinë me një pecetë ose sfungjer me detergjent/sapun dhe pastaj të kryeni dezinfektimin.

Po ashtu, kini parasysh që dezinfektuesin duhet ta lini mbi sipërfaqe për të paktën 30 sekonda të paprekur, pastaj fshijeni me pecetë.

Në kohë normale mund ta pastroni shtëpinë një herë në disa ditë, por kjo nuk është një periudhë normale.

Pastrojeni kuzhinën dhe sipërfaqet më të përdorura përditë. Këtu përmendim dallapët, dorezat e pajisjeve dhe dyerve, pultin e televizorit dhe kondicionerit dhe të gjitha sipërfaqet që prekni dhe përdorni më shpesh.

Kini parasysh që doreza e derës së jashtme duhet të dezinfektohet edhe më shpesh.

Kini kujdes sfungjerët dhe pecetat që përdorni për të pastruar. Pas përdorimit futini në rrobalarëse ose lajini vetë me dorë, me ujë të nxehtë dhe sapun.

Një tjetër sugjerim që duhet të keni parasysh, është të përdorni peceta mikrofibër, pasi janë më të thjeshta për t’u pastruar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori