Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, me nivelin e mbrojtjes të ngritur mes shqetësimeve se një sulm terrorist mund të synonte personelin ushtarak ose objektet amerikane, kanë bërë të ditur dy zyrtarëve amerikanë, shkruan CNN.
“Bazat, duke përfshirë garnizonin e ushtrisë amerikane në Shtutgart, Gjermani, ku është selia e Komandës Evropiane e SHBA-së, ngritën nivelin e tyre të gatishmërisë”, thanë zyrtarët, transmeton Telegrafi.
Ky status “zbatohet kur ndodh një incident ose kur merren informacione nga inteligjenca që tregon një formë të veprimit terrorist ose shënjestrim kundër personelit ose objekteve.
Një nga zyrtarët amerikanë, i cili është i vendosur në një bazë në Evropë, i tha CNN se nuk e kanë parë këtë nivel kërcënimi “në të paktën 10 vjet” dhe tha se zakonisht do të thotë se ushtria ka marrë një “kërcënim të besueshëm aktiv”.
I pyetur për ndryshimin, një zëdhënës i Komandës Evropiane të SHBA, Dan Day, nuk pranoi të komentojë mbi nivelet specifike të mbrojtjes së forcës.
Por ai i tha CNN se USEUCOM “po vlerëson vazhdimisht një sërë faktorësh që luajnë në sigurinë e komunitetit ushtarak amerikan jashtë vendit.
“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne shpesh herë marrim hapa shtesë për të garantuar sigurinë e anëtarëve të shërbimit tonë. Për arsye sigurie operacionale nuk do të marrim masa specifike, por mbetemi vigjilentë”, shtoi ai.
Day shtoi se “USEUCOM monitoron vazhdimisht mjedisin e sigurisë për të siguruar që personeli i tij është i informuar dhe pozicionuar më së miri për të garantuar sigurinë e individit, familjes dhe të dashurve të tyre. Si gjithmonë, USEUCOM këshillon personelin në Evropë të qëndrojë vigjilent në çdo kohë.”
Nuk është e qartë se çfarë informacionesh shkaktuan sigurinë e shtuar, por autoritetet evropiane kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm terrorist në kontinent, veçanërisht përpara Olimpiadës së Parisit në korrik, dhe gjatë kampionatit aktual evropian të futbollit në Gjermani.
Qeveria gjermane solli 580 policë ndërkombëtarë për të ndihmuar me sigurinë së bashku me oficerët gjermanë.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha përpara kampionatit: “Ne po përgatitemi për të gjitha rreziqet e mundshme: nga terrori islamik te kriminelët e dhunshëm dhe huliganë”.
Franca është përgatitur gjithashtu për mundësinë e një kërcënimi të mundshëm terrorist ndaj Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë në pak më pak se një muaj.
Që nga marsi, Franca ka ngritur sistemin e saj të alarmit të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë, sipas ambasadës së SHBA në Francë.
“Autoritetet franceze monitorojnë në mënyrë aktive kërcënimet terroriste nga grupe të organizuara dhe individë të radikalizuar”, tha ambasada.
“Sulmet mund të ndodhin me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendndodhje turistike, ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore dhe zona të tjera publike që tërheqin një numër të madh civilësh”, shtuan ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Paralajmëron zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë: SHBA mund të rishikojë kufirin kanadez

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet