Sot në auditoriumin e Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK) – RIT, është organizuar ceremonia e diplomimit të kandidatëve projektit të grave në punë online “The completion of the Women in Online Work (WOW) Project”.
Në këtë projekt kanë qenë të përfshira 70 vajza, ku 25 prej tyre ishin nga qyteti i Mitrovicës, derisa 45 tjera ishin nga Podujeva.
Më një fjalë rasti para të pranishmëve iu drejtua, shefi i operacioneve dhe zyrtari për informim në RIT Kosovë, Visar Jasiqi, i cili tha se qëllimi i projektit ka qenë të rritet pjesëmarrja e femrave në tregun e punës.
Sipas tij, ky projekt shtjellon eksportin e punës në fushën e TIK-ut, duke shtuar se “në këtë udhëtim nuk kemi qenë vetëm kemi pasur mbështetjen e Ministrisë së Punës, mbështetjen e komunave dhe disa partnerëve të tjerë të cilët kanë pas për qëllim të ngritin pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës”.
“Fundi i projektit nuk nënkupton që iniciativat tona në këtë fushë do të përfundojnë, kemi ende shumë punë për të bërë”, tha Jasiqi.
Ndërsa, Drejtori i projektit “EYE”, Timothy Sparkman, ka theksuar se janë angazhuar në drejtim të rritjes së dinamikës së tregut të punës në vend.
Sparkman ka thënë se kanë filluar të punojmë në këtë projekt dhe ky është hera e katërt në Kosovë që ky trajnim po realizohet.
“Ky trajnim është shumë interesant për mua për disa arsye, një prej tyre është që ekonomia ndërkombëtare është një vend mjaft interesant dhe ka ndryshuar mjaft nga vitet e kaluara dhe presim që të vazhdoj të ndryshoj. Kjo ekonomi do të vazhdoj të ndryshoj edhe më shpejt se që ka qenë më herët”, ka theksuar ai.
Derisa, ish zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besa Zogaj- Gashi, ka thënë se projekti në fjalë ka qenë i suksseshëm për të disatën herë në komunat e Mitrovicës dhe Podujevës.
Sipas saj, deri më tani projekti WOW, ka përfshirë nëntë komuna, ku të trajnuarit janë përgatitur në fushat e dizajnit grafik, marketingut, kontabilitetit, shkrimit dhe hulumtimit, që të gjenden sa më mirë në tregun e punës.
“Kur vajzat e mbështesin njëra tjetrën atëherë gjëra të mrekullueshme do të ndodhin. Unë kam iniciuar projekte të tilla për të rritur pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës në Kosovë. Femrat të cilat vazhdojnë të përballen me diskriminime në fushën e punës në tregun tonë Ideja ime për këtë projekt ishte inspiruar nga trendët botërore në fushën e tik-ut ose në fushën e punës online e cila ju siguron mundësi të pafundme këtyre vajzave. Kjo iniciativë e cila ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë tani ka rezultuar mjaft e suksesshme me trajnimin e vajzave për 6 muaj në tregun e punës në mbarë botën”, ka shtuar Zogaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker