LAJMI I FUNDIT:

Diplomë e njohur në Gjermani për profilin mjeshtër i ndërtimit në Bau Academy

Diplomë e njohur në Gjermani për profilin mjeshtër i ndërtimit në Bau Academy

Aftësimi për profilin e muratorit të garanton një pozicion të rëndësishëm në industrinë e ndërtimit, duke qenë se t’i mbetesh pjesë e projektit nga vënia e themeleve deri në vendosjen e kulmit.

Në Gjermani dhe në Kosovë industria e ndërtimit po lulëzon, por ka një mungesë të specialistëve të kualifikuar në këtë sektor.

Shkolla e mesme profesionale Bau Academy ofron aftësim profesional me standarde gjermane, që ju siguron një përfshirje të menjëhershme në tregun e punës.

Kosova dhe Gjermania, përkatësisht Al Trade Holding së bashku me institutin gjerman Heimerer dhe kompania e ndërtimit Amberg Bau GmbH kanë ndërmarrë një projekt të përbashkët për aftësimin e kuadrove të reja për profilin mjeshtër ndërtimi – murator. Ndër dobitë e këtij projekti është se anën praktike të mësimit nxënësit do të kryejnë në kompani gjermane në Gjermani – çdo vit nga tre muaj praktikë me pagesë!

Tani për tani, ky është profili i vetëm në Kosovë me sistem dual të mësimit (teori dhe praktikë), me plan-program gjerman, me përkrahje të plotë nga kompanitë vendore dhe nga partnerët tanë gjermanë për anën praktike të mësimit dhe për sigurimin e punësimit menjëherë pas diplomimit.

Pra, diplomat e marra në Bau Academy në profilin mjeshtër i ndërtimit do të njihen edhe në Gjermani.

Për më shumë, është planifikuar që kompanitë gjermane të mbështesin me bursa nxënësit e dalluar. Madje, partnerët gjermanë japin garanci për punësim të sigurt pas diplomimit për secilin nxënës të suksesshëm.

Aftësimi për mjeshtër ndërtimi në Bau Academy s’ka si të mos jetë një investim i mençur për një të ardhme të sigurt.

Vizito Bau Academy në Veternik që të njoftohesh për detajet e shkollimit dhe të shohësh kushtet e hapësirat e mësimit.

Të mirëpresim!
www.bauacademy.com

Artikull i sponsorizuar