LAJMI I FUNDIT:

Diplomatët britanikë evakuohen nga Sudani përmes një operacioni “kompleks”

Diplomatët britanikë evakuohen nga Sudani përmes një operacioni “kompleks”

Diplomatët britanikë dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Sudani në një operacion “kompleks”, tha kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Më shumë se 1200 personel ushtarak britanik, përfshirë parashutistët, marinsat mbretërorë dhe Forcat Ajrore Mbretërore morën pjesë në një operacion të dielën, sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace.

Kryeqyteti i Sudanit është i ndarë - publikohet harta e pozicioneve të ushtrisë dhe rebelëve
Lexo po ashtu Kryeqyteti i Sudanit është i ndarë - publikohet harta e pozicioneve të ushtrisë dhe rebelëve

Mbretëria e Bashkuar punoi së bashku me SHBA-në, Francën dhe aleatët e tjerë për të evakuuar diplomatët e tyre nga kryeqyteti sudanez, Khartoum.

Operacioni ishte shumë i vështirë pasi kushtet në terren janë vështirësuar pas nisjes së luftës mes ushtrisë sudanez dhe një formacioni paraushtarak.

“Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar kanë përfunduar një evakuim kompleks dhe të shpejtë të diplomatëve britanikë dhe familjeve të tyre nga Sudani, mes një përshkallëzimi të konsiderueshëm të dhunës dhe kërcënimeve ndaj stafit të ambasadës. I falënderoj diplomatët tanë dhe personelin ushtarak për guximin në realizimin e këtij operacion të vështirë”, shkroi Shinak në Twitter.

Fraksionet rivale dhe ndikimi rajonal - çfarë fshihet pas konfliktit në Sudan?
Lexo po ashtu Fraksionet rivale dhe ndikimi rajonal - çfarë fshihet pas konfliktit në Sudan?

“Ne po vazhdojmë të ndjekim çdo rrugë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan dhe për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në vend. Unë u bëj thirrje palëve të dorëzojnë armët dhe të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të siguruar që civilët të largohen nga zonat e konfliktit”, përfundoi ai.

Ndryshe, dje rreth 70 shtetas amerikanë u evakuuan nga shteti sudanez drejt një vendi të sigurt në Etiopi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Botë
Italia zbulon llojin e sistemit të mbrojtjes ajrore që do t'ia dhurojë Ukrainës

Italia zbulon llojin e sistemit të mbrojtjes ajrore që do t'ia dhurojë Ukrainës

Botë
Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë" – arrestohen tre persona

Evropa
Netanyahu mund të detyrohet të zgjedhë midis mbijetesës së qeverisë dhe një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin

Netanyahu mund të detyrohet të zgjedhë midis mbijetesës së qeverisë dhe një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin

Botë
Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar

Evropa
Askush nuk e di se sa është ora në Hënë - shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë

Askush nuk e di se sa është ora në Hënë - shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë

Botë
Kalo në kategori