Ndërkohë që është në përgatitje të materialeve të reja muzikore, Diona Fona ka marrë disa ditë pushim.

Ajo e ka zgjedhur plazhin për t’u relaksuar, ndërsa për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, i ka shpërndarë disa imazhe nga pushimet.


Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa fotografi, në të cilat ka pozuar me bikini dhe pak orë pas postimit ka marrë mijëra pëlqime.

diona (Foto: Instagram/dionafona)

Në fotografitë e publikuara, këngëtarja është e shoqëruar nga modelja, Nita Krasniqi.

Të dyja bukuroshet shfaqen me kostume larjeje dhe duken për mrekulli. /Telegrafi/

diona6 (Foto: Instagram/dionafona)