Diona Fona publikon një demo nga kënga e re “Dimër” me reperin Arti që pritet të pëlqehet nga fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, është në finalizim të një projekti të ri muzikor.
Ajo ka bashkuar forcat me reperin e ri të skenës, Arti Jashari.
Kënga do të titullohet "Dimër" dhe një pjesë të saj, dyshja e kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar në TikTok e më vonë në Instagram, Diona ka kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së re, e cila duket të jetë në rrymat e një kënge hit.
Si Diona ashtu edhe Arti janë tashmë dy emra mjaft të dëshmuar në skenën vendore të muzikës, projektet muzikore të të cilëve priten mirë nga publiku. /Telegrafi/


Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































