Fillimisht pezullim e më pas interpretim nëse neni 35 i Rregullores së Bankës Qendrore është në përputhje me Kushtetutën ka kërkuar një avokati serb, Vasilije Arsiq. Kërkesën për vlerësim ai e ka dorëzuar në gjykatë, por juristët, presin që e njëjta të mos merret parasysh.
Beteja kundër rregullores së Bankës Qendrore që prek edhe përdorimin e dinarit, ka kaluar në një nivel tjetër, në Gjykatën Kushtetuese.
Avokati serb Vasilije Arsiq, i është drejtuar këtij institucioni duke pretenduar se neni 35 i rregullores së BQK-së është anti-kushtetuese.
Arsiq i ka thënë TV Dukagjinit se rregullorja është diskriminuese dhe e shkelë të drejtën e pronësisë.
Kërkesën tha se e ka dorëzuar si person fizik në interes dhe mbrojtje të drejtave të komunitetit serb.
“Banka Qendrore nuk ka autorizim që të nxjerr kësi lloj rregulloreje dhe të rregullojë kushtet si përdoret dinari në Kosovë. Mandatin dhe kompetencën e rregullimit e ka Kuvendi i Kosovës e jo Banka Qendrore, kjo është parapare edhe me nenin 11 të Kushtetues. Rregullorja dhe ky nen 35 i Bankës Qendrore është i kundërligjshëm dhe me këtë edhe kundër Kushtetutës”, ka deklaruar Vasilije Arsiq, avokat.
Gjykata Kushtetuese tregon se kërkesa është aktualisht në fazën fillestare të procedimit.
“Më 20 shkurt 2024, në Gjykatën Kushtetuese është pranuar kërkesa e parashtruar nga avokati Vasilije Arsic, i cili konteston kushtetutshmërinë e nenit 35 të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacione me para të gatshme. Kjo kërkesë është aktualisht në fazën fillestare të procedimit”.
Përderisa Arsiq është optimist se kërkesa e tij do të merret parasysh nga Gjykata Kushtetuese, sepse e ka arsyetuar mirë bazën juridike, kaq optimist nuk është avokati, Ardian Bajraktari.
“Neni 113 të Kushtetutës në të cilin në mënyrë taksative është e paraparë kategoria e personave të cilët përkatësisht përfaqësuesve të institucioneve të cilët mund të parashtrojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi përkatësisht numër i caktuar i deputetëve, pastaj Qeveria, avokati i popullit, ndërsa sa i përket çështjes në mënyrë individuale ato mund të pasi të jenë shterur të gjitha mjetet e rregullta në sistemin e rregullt gjyqësor”, ka thënë Ardian Bajraktari, avokat.
Për dinarin dhe për fazën tre mujore të tranzicionit është diskutua edhe në takimin e rregullt të presidentes, Vjosa Osmani, me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Pos kësaj Presidenca thotë se u diskutua edhe bashkëpunimi për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla “Fan Noli” në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe “Ja ku jemi për Krishtilindje”
Një shofer autobusi në Tabanoc tentoi të kontrabandonte monedha me vlerë arkeologjike
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian