LAJMI I FUNDIT:

Dinamizmi i dialogut, optimizëm për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Dinamizmi i dialogut, optimizëm për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfshirja konkrete e fuqive të mëdha perëndimore në dialogun Kosovë-Serbi pritet t’i jep frytet e veta. Vizita e djeshme (20.01.2023) e delegacionit të lartë të emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë dhe Serbi pritet të dinamizojë procesin e dialogut drejt arritjes së marrëveshjes ndërmjet palëve, ku mund të përfshihet edhe njohja reciproke, thonë njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Mirëpo, sipas tyre, në bazë të deklaratës së përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka vërejtje serioze në propozimin e BE-së, megjithëse e konsideron si bazë të mirë për arritjen e ujdisë finale.


Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se qëndrimi në Kosovë i pesë emisarëve ndërkombëtarë është sinjal se fuqitë e mëdha dëshirojnë të përfundojnë dialogun.

Ai përmend se aleatët ndërkombëtarë mund të presin më shumë fleksibilitet nga Kosova për propozimin e BE-së për dialogun, por vë në pah se në këtë ujdi mund të jetë edhe njohja reciproke, krahas pikës se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.

“Kjo është një shenjë që dialogu nuk është dinamizu, por fuqitë e mëdha po dëshirojnë me përfundu dialogun. Po vërehet se ka një presion jashtëzakonisht të madh ndaj Kosovës, por edhe palës tjetër. Mesazhet ishin se bisedimet ishin në rregull, por BE-ja dhe ShBA-të ndoshta kanë pritur më shumë nga Kosova që të jetë fleksibile… Nuk e shoh problemin tek kërkesat e Kosovës, por më shumë e shoh në moszbatimin e gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, pasi njëra nga pikat që dihet se propozimi i BE-së ka një pikë ku kërkon nga palët që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara. Këtu ndoshta qëndron problemi i Kosovës me propozimin, por mund të ketë edhe kërkesa të tjera të Kosovës me siguri njohja reciproke. Tash jemi duke e parë se ndoshta ajo do të jetë në marrëveshje, pasi perëndimi po dëshiron me mbyllë këtë problem në Ballkanin Perëndimor dhe mos me u marrë me mikro krizave sa herë që palët kanë mospajtime”, thotë ai.

Optimist për dinamikë të re në dialog është edhe njohësi i procesit të dialogut, Seb Bytyçi, por ai thotë se Kosova ka vërejtje serioze të planit të BE-së për dialogun, megjithëse e konsideron bazë të mirë për arritjen e marrëveshjes finale.

“Tash pritet një fokus i ri në dialog, një dinamikë re. Po shpresojmë një dinamikë më intensive dhe me takime konkrete, jo si deri më tash ka pasur deklarata për intensifikim të dialogut, por s’ka pasur takime të organizuara nga lehtësuesi për dialog… Mesazhet e Lajçak? Kjo le të nënkuptohet se Kosova ka pasur vërejtje serioze për propozimin dhe ashtu duhet të jetë, pasi propozimi i BE-së ka disa mangësi mjaft të rëndësishme. Kosova duhet t’i jep vërejtjet e veta dhe ato duhet të merren parasysh. Kosova e ka pranuar propozimin si një bazë fillestare, pikënisje për dialog, mirëpo ajo nuk është versioni final që Kosova e pranon. Natyrisht se vërejtjet duhet të merren parasysh, p.sh. e kemi pikën kur flitet se do të ketë një marrëveshje tjetër ligjërisht të obligueshme, kjo lë të nënkuptohet se kjo marrëveshje nuk është ligjërisht e obligueshme. Ka pika ku Kosova duhet të kërkojë ndryshime dhe përmirësime në planin e BE-së”, thekson Bytyçi.

Dje (e premte) në Kosovë dhe Serbi, qëndruan përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe z. Emmanuel Bonne dhe këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.

Në Prishtinë thanë se kanë pritur më shumë mirëkuptim, ndërsa në Beograd deklaruan se kanë vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Në bazë të planit evropian, ashtu siç është raportuar, Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të muajit mars 2023.

Fillimisht të dy palëve iu është dorëzuar një draft për planin e BE-së në muajin shtator të vitit 2022 dhe më pas një draft të ri në dhjetor të po të njëjtit vit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori