Nuanca të thella, detaje që shkëlqejnë dhe tekstura marramendëse do ta karakterizojnë këtë sezon dimëror dhe secili trend sjell historinë e vet për luksin, kreativitetin dhe modernitetin

Dimri gjithmonë ka qenë frymëzim për stile klasike, por edhe eksperimentale dhe kur bëhet fjalë për thonjtë, sezoni 2025 sjell një ndërthurje të traditës dhe inovacionit.


Nuanca të thella, detaje që shkëlqejnë dhe tekstura që të lënë pa fjalë do të dominojnë këtë sezon, dhe secili trend rrëfen diçka për elegancën dhe krijimtarinë bashkëkohore.

Nuanca të errëta dhe femërore

Një nga stilet më të theksuara këtë dimër janë padyshim thonjtë e errët dhe tejet femërorë. Ngjyrat e pasura si bordoja e tipit cabernet apo merlot sjellin ndjesi ngrohtësie dhe luksi që përputhen në mënyrë perfekte me muajt e ftohtë. Këta thonj frymojnë sofistikim dhe kombinohen në mënyrë të përkryer me veshjet e mbrëmjes, qofshin të shkurtër dhe katrorë apo elegant të zgjatur, transmeton Telegrafi.

Nuanca kafe të ngrohta

Tonët kafe, nga ana tjetër, sjellin ngrohtësi dhe neutralitet që i përshtatet çdo stili. Nga nuancat e lehta krem deri te çokollata e thellë, e kafeja këtë dimër zë një vend të lartë në listën e tendencave. Përshtatshmëria e saj lejon kombinim të lehtë me tonet e lëkurës: nuancat më të ftohta u rrinë më bukur lëkurave të çelëta, ndërsa ato më të ngrohta me nën-ton të kuq venë për mrekulli te tonet më të errëta. Pamja mat e thekson edhe më shumë bukurinë natyrale të këtyre ngjyrave.

Efekti kadife

Një trend tjetër që po i pushton adhurueset e manikyr it është efekti kadife sy-maceje. Këta thonj, të krijuar me xhel-lakë të veçantë dhe magnetë që formojnë një vijë të ndritshme përmes thoit, duken shumëdimensionalë dhe magjepsës. Thonjtë kadife vijnë në shumë ngjyra, ndërsa tonet çokollatë ose ato të ngjashme me ngjyrën e shampanjës janë zgjedhja ideale për periudhën festive. /Telegrafi/