LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Qytetarët nuk e duan dygjuhësinë

Dimovski: Qytetarët nuk e duan dygjuhësinë

Deputeti i OBRM-PDUKM, në një takim me banorët e Kratovës, ka folur për investimet e reja, vende të reja të punës, mbështetje të bujqve dhe pensionistëve, investime në shëndetësi. Dimovski poashtu nuk ka hezituar edhe kësaj radhe të flet për dygjuhësinë, duket shtuar se qytetarët nuk janë të pajtimit që dygjuhësia të zbatohet në territorin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ne në Kratovë as që duam, as edhe qytetarët që të flasin për dygjuhësinë, për ridefinimin e shtetit, puthadorë. Atë syhapur e diskuton LSDM dhe të gjithë partitë tjera’, tha Dimovski.


Ai, ka shtuar se në këtë fushatë OBRM-PDUKM si gjithmonë deri më tani, do të del me program të madh e cila është e hartuar sipas kërkesave të qytetarëve. /Telegrafi/