LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov realizon takim me komisarin evropian Johannes Hahn në Davos

Dimitrov realizon takim me komisarin evropian Johannes Hahn në Davos

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në ditën e fundit të Forumit ekonomik në Davos, realizoi takim me komisarin evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPJ, në fokus të takimit ka qenv Strategjia për zgjerim e BE-së, ku Dimitrov ka përsëritur pritjet se e njëjta në mënyrën e duhur do të reflektojë përparimin e Maqedonisë në proceset reformatore dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, me çka do të ofrojë nxitje shtesë për realizimin e perspektivës evropiane të arritshme për Maqedoninë.


Janë diskutuar edhe hapat e rradhës, të detyrueshme për plotësimine kritereve për integrim të Republikës së Maqedonisë në BE, si dhe për ardhmërinë e përbashkët evropiane të të gjitha shteteve të rajonit.

Pjesëmarrjen në Forumin e Davosit, ministri Dimitrov do ta përfundojë me takimin e nënsekretarin për çështje politike të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Fetlman./Telegrafi/