LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Përpjekjet e Siljanovskës për anulimin e Marrëveshjes së Prespës janë rrezik për të ardhmen e Maqedonisë

Dimitrov: Përpjekjet e Siljanovskës për anulimin e Marrëveshjes së Prespës janë rrezik për të ardhmen e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1 nga radhët e LSDM-së, Nikolla Dimitrov thotë se përpjekjet e Siljanovskës për anulim të Marrëveshjes së Prespës janë rrezik për të ardhmen e Maqedonisë.

“Dëgjuam në fundjavë se Siljanovska ka kërkuar të anulohet Marrëveshja e Prespës. Marrëveshje që u mbështet nga 610.000 qytetarë të Maqedonisë që votuan ‘për’ në referendum. Marrëveshje që u mbështet nga 2/3 e deputetëve në Kuvend. Marrëveshje që na anëtarësoi në NATO dhe na hapi dyert për anëtarësim në BE”, tha Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai pyeti Siljanovskin nëse do të ishte deputete në përbërjen e tashme në Kuvend si do të votonte në pyetjen nëse jeni për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“E kuptoj Siljanovskën e cila vepron ndryshe dhe turpërohet nga partia që e ka kandiduar dhe që është bartëse në listë. Edhe unë do të ndjehesha i turpëruar”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Kalo në kategori