LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov për vizitë pune në Gjermani

Dimitrov për vizitë pune në Gjermani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas agjendës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë në qeverinë e sapo krijuar të Gjermanisë duke përfshirë edhe ministrin për Evropë, Ana Lirman e cila në ditën e parë të punës do të takohet me zëvendëskryeministrin Dimitrov.


Siç njoftojnë nga SÇE, Dimitrov do ta shfrytëzojë vizitën që qysh në ditët e para të mandatit të kancelarit Scholz që ta emrr vëmendjen drejt dosjes evropiane dhe angazhimit gjerman të rajonit.

Çështjen e eurointegrimit të rajonit, Dimitrov do ta ngrisë edhe në konferencën vjetore të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (ECFR), ngjarje e rëndësishme në kalendaarin politik evropian që i grumbullon të gjithë personat që marrin vendime në kontinent, inteltualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe tink-tenk bashkësinë./Telegrafi/