LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Për gjuhën dhe identitetin nuk mund të flitet

Dimitrov: Për gjuhën dhe identitetin nuk mund të flitet

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte fjalën e tij hyrëse në online konferencën e titulluar: Vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së – Sfidat dhe mundësitë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, nën organizimin e Fondit Evropian Ballkanit, BiEPAG dhe Instituti Danez për Politikë të Jashtme, ku së bashku me politikan danez, ekspert të rajonit dhe përfaqësues të BE-së si dhe think-tenk organizatat evropiane debatuan për çështjet për atë se si mund BE të sigurojë mbrojtje të sundimit të ligjit në BE dhe mes vendeve të rajonit dhe politika e BE-së a e dha efektin e dëshiruar vendeve kandidate për aderim, si dhe për statusin e procesit të zgjerimit të vendit nga Ballkani Perëndimor.

Në kontekst të temës së panelit “Çka Evropa” në të cilën fjalën e tij si folës kryesor kishte Zëvendëskryeministri Dimitrov , ai potencoi se “ekzistojnë dy magnete të cilët i tërheqin qytetarët e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. I pari është prosperiteti dhe lidhet me tregun e përbashkët evropian. I dyti janë vlerat evropiane të cilat janë demokracia, sundimi i ligjit, gjyqtar të pavarur, lufta kundër korrupsionit, llogaridhënia, mediat e lira, ajri i pastër dhe uji. Gjithmonë kur bëhen kompromise lidhur me magnetin e dytë. BE bëhet më pak tërheqëse.- tha Dimitrov.

Në pyetjen ” Çka i nevojitet Bullgarisë ta ndryshojë qëndrimin lidhur me Maqedoninë e Veriut?” Dimitrov u përgjigj Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet. Mbetemi të përkushtuat të gjejmë dalje, por vetëm në korniza të asaj çka është e mundur.

“Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet. Mbetemi të përkushtuat të gjejmë dalje, por vetëm në korniza të asaj çka është e mundur. Ne jemi plotësisht të përkushtuar detyrave që dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, por nuk mund të flasim apo të negociojmë për gjuhën dhe identitetin. Gjuha nuk mund të jetë pengesë e miqësisë nëse ajo miqësi bazohet në respekt të ndërsjellë dhe ne do të vazhdojmë ti bindim fqinjët tanë në Sofje kjo është kështu”. Nuk është mençuri historia të bëhet çështje diskutimi mes politikanëve, ajo duhet t’ju mbetet historianëve. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, por mund ta ndryshojmë të sotmen dhe të nesërmen”, deklaroi Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Lajme
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Lajme
Kalo në kategori