Gazetari serb Radomir Dimiq komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, duke theksuar se protestat masive që kanë shpërthyer tash e disa muaj janë një kërkesë për ndryshime thelbësore dhe nuk mund të ndalen vetëm me dorëheqjen e figurave politike si, kryeministrit Millosh Vuçeviq.
Dimiq e krahasoi dorëheqjen e Vuçeviqit me një akt viktimizimi, duke thënë se ky veprim ishte thjesht një manovër për të blerë kohë dhe për të qetësuar protestat e studentëve.
“Serbia është zgjuar prej anestezionit dhe hibernacionit. Dhe se Vuçeviq ka dhënë dorëheqje, por ka dhenë si një capë i viktimizuar. Mendoj që protestat nuk ndalen. Nuk ndalen edhe pas viktimizimit të disa figurave politike. Sepse protestuesit janë tani vetëm një hap larg prej drejtësisë. Për të cilën po luftojnë që dy muaj”.
Ai thotë thirrja e Vuçiqit për dialog është vetëm blerje e kohës për tu qetësuar dhe dobësuar protestat e studentëve.
“Studentët nuk kanë kërkuar ‘kokën’ e Vuçiqit, por kanë kërkuar ndryshime strukturale shoqërore, demokratike dhe sistematike. Sepse në Serbi nuk ka demokraci dhe e kemi shkeljen. Institucionet në Serbi i ka uzurpuar Vuçiq. Pra Vuçeviqi është vetëm një faqe kozmetike. Në pyetje është se qysh me i qetësua protestat dhe qysh të dobësohen ato, të cilat shumë e më shumë janë duke i përkrahur krejt qytetarët e Serbisë”, ka thënë Dimiq në Debat Plus.
Gazetari theksoi se pas dorëheqjes së Vuçeviqit, protestat nuk do të ndalen, pasi ato janë një pjesë e një lëvizje më të madhe që po kërkon transformime shoqërore dhe demokratike në Serbi.
Në këtë linjë, ai kritikoi opozitën serbe për atë që e konsideroi si një bashkëpunim të dëmshëm me ata që ofrojnë më shumë para,
“Studentët asnjëherë nuk ia kanë lejuar të afrohen afër energjisë së pastër të studentëve. Sepse shumë herë opozita e Serbisë e ka treguar vetën sikurse një prostitutë, e cila shkon e hynë në makinë me ata që i jep më shumë para”, ka shtuar Dimiq.
Dimiq gjithashtu bëri një paralelizëm me zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se politika e Vuçiqit po përpiqet të favorizojë vetëm një subjekt politik – Listën Serbe – e cila, sipas tij, është një pengesë për zhvillimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë.
Krahas kësaj, Dimqi nuk e ka komentuar shumë deklarimin e kryeministrit Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”.
Ai kritikoi politikën e Beogradit, e cila synon të ndikojë në proceset zgjedhore në Kosovë.
“Kam një përshtypje se edhe në Serbi po mbahen zgjedhje sikur në Kosovë, pasi që ato (zgjedhjet e Kosovës) po komentohen gjerë e gjatë edhe në Serbi. Sa i përket dorëheqjeve në Serbi, nuk mund të komentoj më shumë se atë që e ka thënë kryeministri Kurti. Besoj që edhe ky në kohën e fundit që po manifestohet janë disa tentime nga Serbia, ku janë në pyetje edhe zgjedhjet e Kosovës. (Serbia) po përzihet”.
“Në pyetje është qëllimi i politikës së Aleksandar Vuçiq, të favorizohet vetëm një subjekt politik. Dhe ky subjekt politik quhet Lista Serbe. Është kanceri i qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Një shembull: para disa dite erdhi vendimi në Qeverinë e Serbisë që të mbështeten nga 170 euro për 5 mijë qytetarë të Kosovës, që ta votojnë një listë, që quhet Lista Serbe. Që vepron kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Dimiq. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës