Mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron në ditët e para të stinës së pranverës.
Në një përpjekje për të përshëndetur stinën e re, pranvera na surprizon me të ftohtë.
Sipas disa videove dhe fotografive që kanë dërguar qytetarët, shihet që bora ka mbuluar disa vende të Kosovës.
Ndërsa, reshjes e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.
Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.
Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi.

Kjo ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët. Por pas kalimit të frontit reshjet pushojnë paraditën e së hënës.
Ditëve vijuese do të ketë edhe intervale me diell dhe vransira, që edhe mund të shoqërohen me reshjet të pakta shiu, kryesisht ditën e martë dhe enjte.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 18C të mërkurën, por se zbresin lehtë ditën e enjtë.
Nga dita e premte dhe fundjava shënojnë rritje edhe mbi 20C, deri në 23C e 24C. Minimalet zbresin të martën në -1C, e më pas rriten deri në 6C e 7C.
“Me qarkullim të mjaftueshëm ajror ditëve të ardhshme, edhe nivelet e ndotësve ajror do të jenë të ulëta, në vlera të pranueshme. Nga dita e martë, e sidomos të mërkurën koncentrime më të larta të pluhurit saharian mund të zbresin edhe më pranë sipërfaqes, që mund të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta”, thonë meteorologët.
Me 25 mars: Natën dhe herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Me rënie të temperaturave vende-vende reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Reshjet pushojnë orëve të para të ditës. Ditën mbanë mot i ftohtë, me diell e vransira.
Me 26 mars: Kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Me 27 mars: Vransira dhe intervale me diell.
Me 28 mars: Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. DItën intervale me diell.
Me 29 mars: Ngrohtë. Kryesisht me diell.
Erërat fillimisht frynë të lehta dhe mesatare nga veriu 5-10m/s. Nga dita e martë edhe mesatarisht të fuqishme nga jugu e juglindja.
Shtypja atmosferike në rënie deri nga mesi i javës, më pas shënon rritje mbi vlera normale./Telegrafi/



Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës