Dilema në KSHZ se cilët parti opozitare shqiptare i takojnë paratë e fushatës zgjedhore

Pas zyrtarizimit të koalicionit mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, hapen dilemat se cilës parti nga opozita shqiptare do t’i takojnë financat për fushatën zgjedhore. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski ditë më parë deklaroi se pas koalicionit LSDM-Besa, paratë e fushatës i takojnë Aleancës për Shqiptarët, si parti e dytë opozitare në bllokun shqiptar. Por kjo sipas anëtarit të Lëvizjes Besa në KSHZ, Enver Salihi paraqet shkelje të Kodit Zgjedhor.
“Nuk ka nen të ligjit i cili e ndëshkon një parti nëse shkon në koalicion. Të gjitha të drejtat që i fiton një parti ato janë në bazë të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Neni 2, pika 10 e përcakton qartë se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marr numër më të madh të votave. Ne do t’i interpretojmë nenet e Kodit Zgjedhor në mënyrë të drejtë dhe nuk kisha dashur t’i komentoj qëndrimet personale të kryetarit apo ndonjë anëtari”, tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.
Derkoski në mbledhjen e KSHZ-së deklaroi se përgjigjja e tij ishte hipotetike dhe se për një vendim të tillë duhet pritur propozimi i listave zyrtare për deputet.
“Të presim t’i propozojnë listat për kandidat. Është herët të flasim për një situatë të tillë. T’i presim listat pasi nuk e dimë se si do të veprojnë partitë akoma. Deri atëherë është shumë herët t’i përgjigjemi kësaj pyetje dhe të marrim qëndrim zyrtar”, tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar nga KSHZ-ja t’i emëroj anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e këtij subjekti në Këshillat Zgjedhor.
“Neve na duhet që ta kontrollojmë procesin zgjedhor përmes anëtarëve të komisioneve që do t’i kemi si ASH. Natyrisht se kemi bërë kërkesë dhe kemi struktura. Është mirë që anëtarët e komisioneve t’i takojnë asaj partie që është e organizuar nga fshati më i thellë malor ku jetojnë shqiptarë deri në çdo lagje, në çdo qytet dhe vendbanim”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Ekspertët rekomandojnë se për një vendim të tillë duhet prononcuar KSHZ-ja dhe duhet miratuar akt juridik me shumicë votash. Sipas tyre, në këtë situatë duhet merret parasysh edhe ankesa që subjekti i dëmtuar në këtë rast mund ta ngrit në Gjykatën Administrative. Neni 2 i Kodit Zgjedhor thotë se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave, në këtë rast OBRM-PDUKM dhe Lëvizja Besa. Mbi këtë parim bazohen edhe dispozitat për këshillat zgjedhor dhe emetimi i programit politik nga mediat./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë