LAJMI I FUNDIT:

”Dikush duhet të vdesë dhe atëherë të rregullohen semaforët dhe vizëbardhat në Tetovë” (Foto/Video)

”Dikush duhet të vdesë dhe atëherë të rregullohen semaforët dhe vizëbardhat në Tetovë” (Foto/Video)

Mosfunksionimi i rregullt i semaforëve në komunikacionin e qytetit të Tetovës, ka shkaktuar kaos te vozitësit dhe këmbësorët.

Ata ankohen për sigurinë e tyre, qoftë kur janë me veturë apo edhe kur duhet të kalojnë vizëbardhat, sepse nuk duken si shkak i frekuentimit të komunikacionit.


Qytetari Bekim Bajrami thotë se, ka frikë kur del me veturë por edhe si këmbësor, kjo vetëm për shkakun se nuk punojnë semaforët dhe nuk duken vizëbardhat.

”Semaforët nuk punojnë disa javë. Vizëbardhat nuk duken dhe kjo mund të çojë deri në ndonjë incident të mundshëm. Larg qoftë, dikush duhet të vdes dhe të ndërmerret diçka. Kjo si rezultat i rrëmujës në komunikacion, sepse kur nuk punojnë semaforët, cili është më i shpejtë parakalon edhe veturën tjetër por edhe nuk ndalet te vizëbardhat, sepse mezi duken”, thekson Bajrami për Telegrafin.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar Komunën e Tetovës për këtë problematikë. I pyetur pse nuk punojnë në mënyrë të rregullt semaforët në komunikacionin e qytetit, problematikë me javë të tëra.

”Si duhet të funksionojnë semaforët nuk vendos Komuna por SPB-Tetovë. Arsyeja është fluksi i madh i makinave të mërgimtarëve në rrugët qendrore të qytetit, me ç’rast është konstatuar që kjo mënyrë e funksionimit të semaforeve, shkarkon sado pak gjendjen e rënduar në komunikacion. Sa i takon vizëbardhave, tashmë bulevardi “Bulevardi Iliria” është perfunduar, rruga Ivo lola Ribar poashtu deri tek unaza e stadiumit të qytetit, rruga lokale Shipkovic-Brodec, kurse ditëve në vijim do të fillojë realizimi i sinjalizimit horizontal në afërsi të objekteve shkollore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”, thekson Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës.

Por një gjë të tillë e demantojnë nga burime të policisë dhe thonë se për sinjalizimin në komunikacion, është përgjegjëse Komuna e Tetovës-qeverisja lokale.

”Jo, nuk është e vërtetë që policia është përgjegjëse për rregullimin e semaforëve në qytet. Policia ka vetëm detyrë të kontrollojë regjimin në komunikacion dhe të njoftojë Komunën në qoftë se ka ndonjë parregullsi në sinjalizimin e komunikacionit, ta anashkalojë atë. Domethënë, qasje te sinjalizimi rrugor dhe mirëmbajtjen e tyre, përgjegjëse është pushteti lokale.

Me një fjalë, ne kemi për detyrë të zbatojmë atë çfarë vendos komuna. Gjithmonë i njoftojmë kompetentët për defekte të caktuara, nëse janë të problemeve teknike apo probleme të natyrave tjera”, deklarojnë për Telegrafi Maqedoni burime të policisë në Tetovë.

Në fotografitë që i ka siguruar Telegrafi, shihen qartë se as vizëbardhat nuk duken dhe as semaforët nuk punojnë në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori