Reperët Jay-Z dhe Kanye West vite më parë kishin një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Por një miqësi e tillë mesa duket nuk ekziston më tani, kjo ngase raportet mes tyre janë prishur.


Dy reperët që dikur kishin bashkëpunuar për albumin e tyre, thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet për shkak të mbështetjes që Kanye i jep presidentit Donald Trump.

kajn2 1

Sipas burimeve pranë tyre, janë gjithashtu edhe dy arsye tjera që kanë çuar dyshen drejt kësaj prishjeje: 1- Jay Z dhe Beyonce nuk shkuan në dasmën e Kardashian – West dhe 2- ekziston edhe një diskutim i tretë nëse Jay Z i dha Kanye-s 20 milionë dollarë.

Sidoqoftë, thuhet se Jay-Z i ka dedikuar disa vargje 'diss' reperit West në këngën e tij të fundit.

Këto vargje citojnë fjalët:

“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye Ata u ndanë nga ty kur ti more ADN-në e Michael dhe Prince, uh Nuk është një nga ato djemtë që ti solle Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja Bashkëshortja… (Hë pra, burrë) Rruga ime është më e mirë, sigurisht”

jay2

Me kapele të kuqe, Jay-Z i referohet faktit se Kanye West mbështet presidentin Donald Trump, pasi në këtë kapele shkruhet “Bëje Amerikën të mrekullueshme sërish”.

Kjo kapele është e njohur veçanërisht për faktin se një të tillë e vënë në kokë të gjithë përkrahësit e Trumpit. /Telegrafi/

kajn1 1