Gjithçka filloi aty ku kalonte kohën e tij të lirë, në park duke luajtur futboll me shokët e tij. 

Ishte vetëm 5 vjeç ku syrin ia vuri një trajner i një ekipi futbolli në Belgjikë, i cili vendosi që Andi Koshi talentin e tij ta shpalos në një fushë të vërtetë futbolli, e jo më nëpër rrugët e lagjes.


Ai sot luan për Cercle Brugge në Belgjikë si mesfushor.

67217756 868419663514783 3512784370496700416 o

“Si çdo fëmijë shkova në park. Një trajner me hetoi dhe më bëri ftesë t’i bashkohem klubit për një test. Duket se u pëlqeve dhe nga ai moment fillova karrierën”, shprehet për RTV Dukagjinin, Andi Koshi.

I përkushtuar maksimalisht tek futbolli, në dijeni që vetëm me punë e disiplinë arrihet deri tek suksesi, Koshi ia ka vënë qëllimet vetes.  Deri më tani ka arritur atë që shumë moshatar të tij dot e ëndërronin.

67490913 868419733514776 4522147903199772672 o

Paraqitja e tij e mirë ka bërë që 18 vjeçari të këtë oferta edhe nga klubet e njohura evropiane, por ai ka edhe pak kohë të mendoj pasi që kontrata e tij me Cercle Brugge skadon në vitin 2021.

“Pasi u bërë profesionist, qëllimi im është që të fitojë Ligën e Kampionëve, mirëpo jam i vetëdijshëm që kjo arrihet hap pas hapi, me punë dhe përkushtim”, shprehet Andi Koshi, përcjell Telegrafi.

31259756 578534715836614 8496326905065111552 n

Talenti 18 vjeçar, ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

“Kam pranuar ftesa nga Kosova dhe Shqipëria por prej disa vitesh angazhohem me të rinjtë e Belgjikës. Megjithatë në të ardhmen i lë të hapura të gjitha opsionet. Edhe pse kam lindur në Belgjikë, e ndjejë vetën shqiptar”, tha ndër të tjera Andi Koshi.

70924279 899986187024797 5440370172592390144 o

Futbollisti i cili vlen afro gjysmë milioni ka kryer shkollën e mesme në drejtimin e shkencave në Belgjikë, por majat e suksesit i sheh në fushën e gjelbër, me mikun e tij më të ngushtë- topin duke u bërë një futbollistit i njohur ndërkombëtarisht. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

telegrafi sport app