LAJMI I FUNDIT:

Dikur ishte objekt i madh brenda të cilit fshihej Osama Bin Laden, pamje që tregojnë si duket sot hapësira e shumëpërfolur në Pakistan

Dikur ishte objekt i madh brenda të cilit fshihej Osama Bin Laden, pamje që tregojnë si duket sot hapësira e shumëpërfolur në Pakistan

Vetëm 1,300 metra larg akademisë ushtarake të Pakistanit, ku trajnohen ushtarët, gjendet Waziristan Haveli – sot vend i njohur në të cilën dikur kreu i organizatës terroriste Al-Qeda, Osama Bin Laden ishte strehuar.

Sot, nga ai kompleks nuk ka mbetur asgjë – përveç disa pulave dhe veturave të prishura – e dikur ishte objekt i madh brenda të cilit ideatori i 11 shtatorit ishte strehuar me familjen e tij, transmeton Telegrafi.


Videoja është realizuar nga një kalimtare rasti, ku shihet se objekti gjendej para “hundëve” të ushtrisë – për të cilën ushtria pakistaneze pretendonte se nuk e dinte se brenda saj fshihej Bin Ladeni.

Megjithatë pas operacionit ushtarak amerikan, Bin Laden ishte vrarë nga njësitet më elitare amerikane, e trupi i tij ishte marrë nga aty për t’u dërguar më pas në një aeroplanmbajtëse, nga e cila u hodh në det.

Pas këtij operacioni qeveria pakistaneze kishte urdhëruar rrënimin e këtij objekti, brenda të cilit dikur fshihej njëri prej njerëzve më të kërkuara në botë. Sot, pothuajse nuk ka mbetur asgjë dhe nëse e shikoni mirë zor se do ta kuptoni se dikur ka pasur objekt të ndërtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori