LAJMI I FUNDIT:

Dikur dëgjonte pafund këngët e saj si studente, sot Lia Stublla dizajnon fustan për këngëtaren e famshme Leona Lewis

Dikur dëgjonte pafund këngët e saj si studente, sot Lia Stublla dizajnon fustan për këngëtaren e famshme Leona Lewis

Kreatorja e njohur shqiptare, Lia Stublla, ka arritur që ta zhvendosë brendin e saj në një markë ndërkombëtare.

Ajo ka veshur një mori yjesh të famshëm nga bota e showbizit vendor dhe atij internacional, gjersa së fundmi ka dizajnuar edhe për një prej këngëtareve më të njohur britanike.

Bëhet fjalë për artisten Leona Lewis, e cila ka qenë veçanërisht e njohur për hitin e saj të pavdekshëm “Bleeding Love”.


(Videoja nuk është e disponueshme për territorn e Kosovës)

Kjo duket të ketë qenë një nga këngët e preferuara të Lias në kohën kur ishte studente, pa e ditur se një ditë ndoshta do të kishte fatin që të shihte një nga kreacionet e saj në trupin e këngëtares që e adhuronte në atë kohë.

E një gjë e tillë ka ndodhur këtë fundvit, ku Lia ka dizajnuar një veshje për Leonën, me të cilën ajo është prezantuar në një nga emisionet festive të “The Jonathan Ross Show” në ITV të Anglisë.

Vet Leona ka publikuar një fotografi nga paraqitje në këtë program, ku ndër të tjerash ka etiketuar kreatoren kosovare, në nderim të fustanit të purpurt me shkëlqim që ajo ia ka dizjanuar.

View this post on Instagram

A post shared by Leona Lewis ? (@leonalewis)

Edhe vet Lia e publikoi pamjen e këngëtares Lewis nën ritmet e këngës “Bleeding Love”, duke treguar edhe historinë e saj emocionuese që e lidhë me këtë këngë.

“Kjo këngë ka qenë një nga këngët e mia të preferuara që kam dëgjuar si studente, përderisa sot ajo vesh kreacionin tim, më kujton mua ditët e vjetra se si ishin fillimet. Çfarë ndjenje”, ka shkruar kreatorja Stublla në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Lia (@liastublla)

Në mesin e emrave të famshëm që Lia ka stiluar për ta është edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025

Magazina
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Magazina
Kalo në kategori