Aktorja e famshme britanike e cila mori famë në vitet e nëntëdhjeta me serialin “EastEnders”, sot shokon me dukjen e saj pas operacioneve të shumta plastike.

Në fillim të karrierës së saj, Danniella Westbrook ishte një bukuroshe e vërtetë dhe luajti në serialin e njohur “EastEnders”, në të cilin u shfaq nga mosha 16-vjeçare.


Por, kur u kthye në xhirimet e serialit në vitin 1996, u pushua nga puna për shkak të sjelljeve të papërshtatshme në publik dhe incidenteve që shkaktoi.

Pas kësaj, ajo pati disa mundësi të tjera për t’u rikthyer në aktrim, por e shkatërroi secilën.

49-vjeçarja sot mbush rubrikat mediatike vetëm për shkak të dukjes së saj, të cilën e dëmtoi me operacione plastike. /Telegrafi/

daniella8 (Foto: BackGrid)

daniella (Foto: Instagram)