I digjet vetura Adem Grabovcit (Foto)
Sonte i është vënë flaka veturës private të Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamnetar të PDK-së.
Vetë Grabovci e ka konfirmuar se i është djegur vetura.
Ai nuk ka pranuar të komentojë se kush mund t’ia ketë djegur veturën.
Grabovci ka treguar se lajmin e ka marr nga fqinjët, raporton lajmi.net
“Ju garantoj se nuk kam asnjë armiqësi me askënd”, ka deklaruar Grabovci.
Vetura e Grabovcit është djegur në Lagjen Dardania në Prishtinë, afër objektit qendror të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Pak ditë me parë veturat i janë djegur edhe bashkëshortëve të ministrit Memli Krasniqi dhe zv.ministrit Bajram Gecaj.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































