Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën Shkup – Tetovë, në hyrje të Tetovës.

Jozyrtarisht mësohet se vetura në momentin që është përfshirë nga zjarri, ka qenë në lëvizje.


Dyshohet se zjarri erdhi si pasojë e defektit.

Ekipet e kundërzjarrit janë në intervenim, ndërkaq janë regjistruar vetëm dëme materiale./TV21/