LAJMI I FUNDIT:

Digjet një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren

Digjet një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Malishevës. 

Kështu tha për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, nuk ka raportime për persona të lënduar.


“ Me datë 19.06.2024 rreth orës 03:00, km-41 në dalje të Malishevës. Një veturë e përfshirë, për të lënduar nuk ka pas raportime”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/