Digjet një shtëpi në fshatin Rakosh të Istogut

Një shtëpi është djegur plotësisht në fshatin Rakosh të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00.
Ai bëri të ditur se në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të shuar zjarret.
Sipas familjarëve, dyshohet se zjarri ka shkaktuar për shkak të problemeve me energjinë elektrike. /Telegrafi/


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































