LAJMI I FUNDIT:

Digjet një autobus i NTP Shkup në Gjorçe Petrov

Digjet një autobus i NTP Shkup në Gjorçe Petrov

Një autobus i Ndërmarrjes Publike Transportuese është përfshirë nga flakët në afërsi të Komunës Gjorçe Petrov.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të autobusit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit.


Akoma nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa gjithashtu nuk dihen arsyet e djegies së autobusit./Telegrafi/