Nëpërmjet 112 dhe Qendrës Operative në QKM është marrë informacion se në tregun me shumice janë djegur tri shtëpi dhe janë njoftuar institucionet kompetente dhe Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Reklama

Zjarri është shuar.

Një sipërfaqe prej rreth 100 m2 është djegur. Është ndërhyrë me 12 zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilat janë ende në terren për pastrim. /Telegrafi/