Dietat e çmendura të motrave Kardashian-Jenner: Ja çfarë hanë ato çdo ditë

Në një postim në blog me titull “Dietat e motrave të mia janë të çmendura”, Khloe Kardashian ka zbuluar çfarë hanë saktësisht motrat Kardashian-Jenner gjatë një dite. Khloe shkruan: “Nuk do ta besoni çfarë hanë në të vërtetë motrat e mia. Ne të gjithë kemi zakone të ndryshme në të ngrënë, aq sa ndonjëherë kur vjen rasti për të zgjedhur në një restorant, pyesim veten çfarë mund të porositim....”
Ka të drejtë, darkat familjare duhet të jenë shumë të vështira për të koordinuar shijet dhe dëshirat e të gjithëve.
Por ja cila është më “e çmendur” në familjen Kardashian? Kim Kim Kardashian West është duke ndjekur dietën Atkins, sepse po përpiqet të humbasë shumë kilogramë dhe do të bëhet më e dobët se asnjëherë më parë, diçka që nuk ka lidhje me Khloe.
“Unë nuk do ta shtyja më shumë se një ditë me dietën e Kim. Dieta e saj përfshin eliminim të sheqernave dhe karbohidrateve, por mundëson mishin dhe qumështin. Mua më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat dhe po ashtu nuk e ha mishin e kuq apo bulmetrat, kështu që kjo lloj diete do të ishte ferr për mua”, shkruan Khloe.
"Ajo është vërtet e çmendur për dietën e saj! Unë gjithmonë ndihem sikur do t’i vë kyçin kuzhinës sa herë që ajo më pyet ç’ka brenda saj."
Khloe tha se motra e saj e madhe ha vetëm ushqime organike dhe gjithmonë e më shumë e ka bindur veten se është alergjike ndaj qumështit dhe glutenit.
"Kendall është vajza që mashtrohet nga dietat! Ufff, a mund të jetë pak më e bekuar kjo vajzë?”
Kështu, duke i përmbledhur, nëse doni të hani si Kardashian-Jenner, eliminoni sheqerin dhe karbohidratet, konsumoni më shumë ushqime organike dhe shpresoni të ketë një meny edhe për ju që jeni gjithmonë In-N-Out. /Telegrafi/













































