LAJMI I FUNDIT:

Dieta Neera – mënyrë efikase për humbjen e kilogramëve dhe eliminimin e helmeve nga organizmi

Dieta Neera – mënyrë efikase për humbjen e kilogramëve dhe eliminimin e helmeve nga organizmi

Në saje të kësaj diete është e mundshme që për dhjetë ditë jo vetëm të hiqni kilogramët e tepërt, por edhe do të lironi organizmin nga materie të shumta të dëmshme. Ylli i popit, Beyoncé Knowles, falë kësaj diete, ka humbur nëntë kilogramë për 15 ditë!

Tanita Axhanela
Terapiste e ushqimit
tel. 045 953 110


Kjo dietë jo vetëm që eliminon peshën e tepërt, por gjithashtu rinon dhe përtërin gjithë sistemin e brendshëm.

Me përmbajtjen e vet dieta Neera, organizmit ia plotëson të gjitha nevojat për energji, për vitamina dhe minerale të cilat i janë të domosdoshme për përfundim të suksesshëm të dietës.

Për dallim nga shumë dieta të tjera, gjatë kësaj kure nuk do të ndiheni të uritur!

Programi është i punuar në atë mënyrë që trupi juaj të humbë ndjenjën e urisë, në mënyrë që organizmi juaj të mund t’i përkushtohet plotësisht eliminimit të helmeve dhe rigjenerimit.

Kjo dietë kërkon heqje dorë nga ushqimi i fortë. Është e qartë që atëherë mund të paraqesë rrezik të caktuar për shëndetin, prandaj bisedoni me mjekun para se të vendosni të filloni këtë dietë.

Është rregull që dietat duhet t’i shmangin shtatzënat, personat me veshka të sëmura dhe ata me zemër të sëmurë, nënat që ushqejnë foshnjat me gji, personat me diabet dhe ata me probleme në organet e tretjes.

Humbja e peshës së tepërt trupore me dietën Neera arrihet me eliminimin e ushqimit të fortë nga lista e menysë së ushqimit në kohëzgjatje prej dhjetë ditësh deri në dy javë. Artikujt e zakonshëm zëvendësohen me përzierjen e ujit, lëngut të limonit, shurupit nga druri i palmës dhe speci e kuq.

Kjo përzierje, sipas disa konstatimeve, ndihmon që të keni ndjenjën e ngopjes, andaj nuk do të ndieni mungesën e ushqimit të fortë. Ndonjëherë mund ta plotësoni dietën me çaj të butë bimor.

Nëse dieta përsëritet dy apo tri herë në vit (ideale është në kalimin nga një stinë në stinën tjetër të vitit), do të arrini rezultat të volitshëm afatgjatë për trupin.

Mënyra e mirë që të përcaktohet përparimi i procesit të pastrimit është që të shikohet ndryshimi i ngjyrës së gjuhës. Gjatë pastrimit, ajo bëhet e bardhë në sipërfaqe, mirëpo kur kthen ngjyrën e vet normale të trëndafiltë, mund të konsiderohet që procesi është i kompletuar.

Ajo që duhet të prisni gjithsesi është urinimi i shpeshtë dhe kërcëllimi i zorrëve për shkak të mungesës së ushqimit të fortë, mirëpo gjithashtu edhe lodhja dhe acarimi janë pasoja të mundshme të të gjitha dietave agresive dhe drastike, pasi që përnjëherë keni përkufizuar marrjen e kalorive.

Gjatë dietës humbet pesha prej 5-10 kg. Fakti që e njëjta peshë ruhet edhe pas dietës, tregon që humbja e peshës përbëhet jo vetëm në humbjen e ujit, por gjithashtu edhe në humbjen e yndyrës. Dietë Neera është treguar të jetë jashtëzakonisht efektive me ata që duan të lënë duhanin ose pijen.

Humbja e peshës është pjesë e pastrimit të gjithë organizmit, e eliminimit të yndyrës së tepërt, jashtëqitjes së vjetër dhe materieve të tjera të dëmshme. Prandaj, pas dietës, arrihet cilësi më e mirë e flokëve, lëkurës, rritet efikasiteti i sistemit të tretjes, gjë që e gjitha ka më shumë ndikim pozitiv edhe në shëndetin mendor.

Dy përbërësit kryesorë të kësaj diete janë shurupi natyral i sheqerit të panjës dhe i sheqerit të palmës tropikale. Gjatë kësaj diete, trupit i nevojiten më shumë minerale, ndërkaq shurupi i palmës dhe i panjës e plotësojnë njëri-tjetrin.

Shurupi i panjës është i pasur me mangan dhe zink, ndërkaq këto dy minerale pothuajse nuk ekzistojnë në shurupin e palmës. Nga ana tjetër, shurupi i palmës përmban sasi të mëdha kaliumi dhe kalciumi, dy elemente, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e rregullt të qelizave, prandaj janë të rëndësishme për pastrimin e trupit.

Kur përzihen në sasi të drejtë, përftojmë shurupin natyral të drurit të pasur me përmbajtje mineralesh të balancuara, i cili është aq i rëndësishëm për dietën.

Kjo dietë nuk është e krijuar që të shërojë ndonjë sëmundje, por t’i ndihmojë trupit që vetëm të pastrohet, ndërsa njëkohësisht që të forcojë imunitetin e tij.

Të gjitha sëmundjet kanë një shkaktar të përbashkët: mbetjet, helmet dhe sekrecion mukoze të grumbulluara në pjesë të ndryshme të trupit. Dieta Neera i eliminon ato helme dhe në këtë mënyrë eliminon rrënjët e sëmundjes.

Mënyra themelore e zbatimit të dietës Neera:

Në mëngjes, si të të ngriheni, pini çaj laksativ. Ai mund të jetë një çaj fitnesi ose ndonjë çaj tjetër humbje peshe që ka një efekt laksativ. Pastaj merrni një shishe 1.5 litërsh dhe derdhni 7-8 lugë Neera shurup, shtrydh 1 deri në 2 limon dhe shtoni në këtë përzierje pluhur të xhenxhefilit ose spec djegës të bluar.

Konsumojeni këtë pije gjatë ditës sa herë që ndjeheni të uritur. Në mbrëmje, nëse jeni të uritur, përgatiteni 1 deri në 2 gota nga 2 dl në të cilën do të derdhni 2 lugë shurup Neera, gjysmë limoni dhe pak xhenxhefil pluhur ose speca të djegës. Pijeni, pastaj para se të flini, përsëri pini çaj laksativ.

Nëse nuk jeni të uritur (që shpesh ndodh), prapë është e nevojshme që të pini 1.5 litra pije, sepse kjo është doza bazë dhe duhet të pihet.

Gjatë këtyre 10 ditëve ju mund të ndiqni procesin natyror të eliminimit të toksinave.

Për të pasur shëndet të mirë edhe pas dietës, është me rëndësi që të përvetësohen shprehitë e ushqimit të shëndetshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori