Në Asamblenë Zgjedhore të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, të mbajtur dje në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës, u votua unanimisht që drejtimin e FSUNK-së për katër vitet e ardhshme ta merr Diellza Kelmendi.
Kelmendi, pasi u votua për kryetare të Federatës njëzëri nga të gjithë delegatët, u shpreh e nderuar për besimin që i është dhënë, ndërkaq premtoi që do të bëjë më të mirën e mundshme për përmbushjen e obligimeve të saj si drejtuese e Federatës.
“Së bashku do të punojmë që të prezantojmë sportin universitar në arenën ndërkombëtare, duke promovuar rininë dhe vendin tonë. Njëherësh, karshi kushteve të krijuara nga pandemia, do të rifillojmë së shpejti me realizim të Ligave Universitare, të ndërprera për shkak të Covid-19” theksoi ajo.
Presidentja Kelmendi tha se sfida më e madhe e FSUNK-së është organizimi i Kampionatit Botëror në Hendboll 2022, i cili përveç sfidë, është edhe mundësi e shkëlqyeshme për prezantim të vendin tonë. Kelmendi, njëherësh e falënderoi ish presidentin, prof. Musa Selimin, për punën e bërë në themelimin dhe ngritjen e FSUNK-së.
Gjatë kësaj mbledhjeje, me të gjitha votat pro, nënkryetar i Federatës u zgjodh Flamur Hyseni, ndërkaq anëtarë të Bordit Ekzekutiv u zgjodhën: Musa Selimi, Muhamed Krasniqi, Perparim Avdullahu, Abedin Bahtiri, Afrim Selimi, Gani Ibrahimi dhe Abdyl Beqiri.
Gjatë Asamblesë Zgjedhore u diskutuan dhe u morën vendime për 13 pika të rendit të ditës, përfshirë këtu zgjedhjen e Këshillit Mbikëqyrës të FSUNK-së, miratimi i ndryshimeve në Statutin e Federatës, shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të punës dhe Raportit financiar për vitin 2020.
FSUNK-ja, si federatë e themeluar viteve të fundit, synon promovimin e sportit në mesin e studentëve. Ndonëse organizatë e re, FSUNK-ja ka korrur suksese të njëpasnjëshme, në veçanti në arenën ndërkombëtare, ku studentët tanë i kanë sjellë vendit pesë medalje nga Kampionate Botërore dhe Evropiane, si dhe në vitin që lamë pas, Kosova, falë FSUNK-së, u përzgjodh organizatore e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll për vitin 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos