Gjyqi federal ndaj Sean “Diddy” Combs po hyn në fazën e tij vendimtare, ndërsa prokuroria pritet të paraqesë çështjen përfundimtare këtë javë.

Në fokus janë prova të reja të zbuluara nga një ish-e dashur e identifikuar vetëm si “Jane”, përfshirë një seri fotografish personale dhe eksplicite nga marrëdhënia e tyre.


Fotografitë përfshijnë momente intime nga pushime në plazh, darka romantike, trajtime bukurie dhe situata private në banesë, shkruan DailyMail.

Gjithashtu, ndër provat ndodhen imazhe të të brendshmeve të Diddy-t dhe dhjetëra shishe me vajra lubrifikues – të cilat prokuroria i paraqet si pjesë e një rutine të qëndrueshme në marrëdhënien e tyre.

Prokurorët e akuzojnë Diddy-n për përdorim të ndikimit dhe famës së tij për të manipuluar partneret në veprime seksuale ekstreme dhe të dhunshme, duke përfshirë akte që përshkruhen si “maratona të çmendura seksuale”.

Ai përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe komplot shantazhi, ndërsa është deklaruar i pafajshëm.

Nga ana tjetër, mbrojtja pranon se Combs ka pasur sjellje të dhunshme në marrëdhënie, por mohon çdo përfshirje në krime federale.

Sipas tyre, prokuroria po përpiqet të kriminalizojë marrëdhënie mes të rriturve që japin pëlqimin e tyre.

Nuk pritet që mbrojtja të thërrasë dëshmitarë, ndërsa argumentet përfundimtare do të nisin të enjten, duke e çuar çështjen drejt një vendimi që mund të ketë pasoja të gjera për karrierën dhe jetën e Diddy-t. /Telegrafi/